Kur do të lejohen bastet sportive? Përgjigjet Ibrahimaj: Në 3 muajt e parë të vitit të ri do të miratojmë ligjin

schedule10:14 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 10:14 - 28 Dhjetor, 2022

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për bastet sportive gjatë konferencës së përmuajshme me gazetarët.

E pyetur se kur do të lejohen bastet sportive, Ibrahimaj tha se procesi është duke u finalizuar dhe me fillimin e vitit të ri do të nisin procedurat për miratimin e ligjit.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara.

Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj. /abcnews.al