Mbani shënime! Këto ushqime mund të parandalojnë goditjen në tru

schedule08:22 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 08:22 - 28 Dhjetor, 2022

Ekspertët zbuluan se të rriturit që hanin rregullisht ushqime të pasura me kalium kishin 13 për qind më pak gjasa të përjetonin një ngjarje kardiovaskulare. Problemet kardiovaskulare përfshijnë episode potencialisht fatale si sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Shkencëtarët pohojnë se ushqimet e pasura me kalium, si avokado, salmoni dhe bananet, ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kthimin e efekteve të konsumimit të tepërt të kripës.

Ata zbuluan gjithashtu se gratë panë përfitime më të mëdha shëndetësore si rezultat sesa burrat. Studiuesi kryesor, Profesor Liefert Vogt, nga Qendrat Mjekësore të Universitetit të Amsterdamit, Holandë, tha: “Rezultatet sugjerojnë se kaliumi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, por që gratë përfitojnë më shumë se burrat.

Është e njohur se konsumi i lartë i kripës lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe një rrezik të shtuar për atak në zemër dhe goditje në tru. Këshillat shëndetësore janë fokusuar në kufizimin e marrjes së kripës, por kjo është e vështirë të arrihet kur dietat tona përfshijnë ushqime të përpunuara. Kaliumi ndihmon trupin të nxjerrë më shumë natrium në urinë. Në studimin tonë, kaliumi dietik u shoqërua me përfitimet më të mëdha shëndetësore tek gratë”. Studimi, i cili përfshiu gati 25,000 britanikë të moshuar, u botua në revistën European Heart Journal.

Studiuesit i pyetën ata për dietën e tyre, matën presionin e gjakut dhe morën mostra të urinës për të parë se sa kalium po merrnin. Më pas pjesëmarrësit u ndoqën për 20 vitet e ardhshme. Gratë që kishin konsumin më të lartë të kaliumit kishin 11 për qind më pak gjasa të kishin probleme me zemrën sesa ato që hanin më pak. Dhe burrat panë një rënie prej nëntë përqind. Në përgjithësi, rreziku për të gjithë të rriturit u ul me rreth 13 për qind nëse hanin shumë ushqime të pasura me kalium./abcnews.al