Pas pak në “Villa Park” do të startojë përballja mes Aston Villa dhe Liverpool, ku të dyja skuadrat do të luftojnë deri në fund edhe pse mungesat janë të shumta në rradhet e të dy ekipeve.
Tekniku i Aston Villa-s, Unai Emery ka zgjedhur formacionin 4-4-2 përballë “të kuqve”, ku në portë është vendosur Olsen e para tij në mbrojtje, Ashley Young, Konsa, Mings e Digne. Mesfusha me 4 përbëhet nga McGinn. Kamara, Douglas Luiz dhe anësori potent Leon Baily, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Buendia-Ëatkins.
Në krahun tjetër, tekniku Jurgen Klopp ka përdorur formacionin e përhershëm 4-3-3. Në portë si zakonisht është Alisson, mbrojtja pa ndryshime plotësohet nga Alexandër Trent-Arnold, Matip, Virgil van Dijk dhe Robertson në krahun e majtë. Mesfusha me 3 përbëhet nga Thiago, Fabinho e Henderson, ndërsa sulmi ka surpriza me Salah në krahun e djathtë, Nunez në qendër dhe në krahun e majtë Oxlade-Chamberlain, për shkak të mungesave në sulm. /i.m /abcnews.al