Real Madrid ka filluar të mendojë për të ardhmen.
Drejtuesit e klubit spanjoll e dinë mirë se Modric, Kroos dhe Benzema janë në fund të karrierës dhe do duhen të zëvendësohen me lojtarë të rinj.
“Los Blancos” kanë si objektiv parësor yllin anglez të Dortmund, Jude Bellingham, i cili është vetëm 19-vjeç. Gjithashtu klubi spanjoll ka në fokus edhe 21-vjeçarin argjentinas, të sapo kurorëzuar si kampion bote, Enzo Fernandez.
Bellingham kushton, por edhe klauzola e tij është tepër e lartë, e cila vlerësohet të paktën 150 milionë euro. Enzo Fernandez gjithashtu ka një shifër të kripur për t’u transferuar. Benfica thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga Liverpool, pra ata kërkojnë më shumë për të./ h.ll/abcnews.al