Mohamed Salah uron fansat për Krishtlindje, reagojnë ashpër besimtarët e fesë myslimane

schedule08:30 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 08:30 - 26 Dhjetor, 2022

Reagime të forta nga myslimanët për shkak të një postimi nga Mo Salah në Instagram, ku sulmuesi i Liverpool ka ururar fansat për Krishtlinde.

Në foto, Salah, si disa futbollistë të tjerë, la pozuar me familjen e tij para pemës së Krishtlindes. Megjithatë, dy kornizat nuk u pëlqyen nga shumë myslimanë, të cilët me postimet e tyre në rrjetet sociale shprehën mospajtimin e tyre me këtë veprim nga futbollisti i tyre.

“Unë nuk do t’ju ndjek më në Instagram dhe do të ndaloj së mbështeturi Liverpoolin sepse ju festoni Krishtlindjet me krishterët”, shkroi njëri prej fansave.

“Unë kam qenë një tifoz i Liverpooli që kur kam lindur, por do të ndalem tani sepse ju festoni Krshtlindejt me krishterët. Më humbe si një mbështetës i juaji Mo Salah, mirupafshim”, shkruante një tjetër.

Megjithatë, vihet re se shumica e postimeve negative për Mohamed Salah janë bërë nga vende jashtë Britanisë së Madhe./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)