Vlora, e preferuara e shqiptarëve nga Kosova dhe italianëve për festat e fundvitit

schedule15:21 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 15:21 - 25 Dhjetor, 2022

Një nga qytetet e preferuara për të kaluar natën e ndërrimin e viteve është Vlora.

Vasil Bedinaj kreu i operatoreve turistike thotë se krahasuar me vitet e kaluara, ka një rritje të kërkesave për rezervime.

“Po marrim rezervime nga e gjithë Shqipëria. Deri në këto momente po i afrohemi kapaciteteve të plota.  Do të jenë 3-4 ditë në të gjitha do të ketë aktivitete të ndryshme.”

Bedinaj tregon se këtë fundvit ka shumë kërkesa edhe nga të huajt.

“Kemi shumë rezervime, kemi edhe italian që kanë rezervuar për 3 netë.”                                                   

Por operatorët turistik thonë se një pjesë e shqiptarëve kanë preferuar që për festat e fundvitit të ikin jashtë vendit./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!