Prej më shumë se dy vitesh emri i mesfushorit të Barcelonës, Pedri lakohet si pasardhës i mundshëm i legjendës së Barçës, Andres Iniestas.
Në një intervistë, Iniesta u shpreh tepër i ngazëllyer për faktin se fituesi i “Golden Boy” në vitin 2021, e konsideron veteranin si idhullin dhe modelin e tij.
“Ne kemi folur tashmë disa herë. Doja që ai të dinte se nëse mund ta ndihmoj në çfarëdo mënyre, unë jam gjithmonë aty. Për shkak të këtyre krahasimeve dhe faktit që ai është te Barcelona, ndihem sikur mund ta ndihmoj.
Është shumë bukur të jesh idhulli i dikujt, veçanërisht një lojtar si Pedri, i cili ka shumë potencial. Biseduam dhe i urova fat. Ai është një djalë i madh me talent të madh. Nëse ai vazhdon në rrugën e përulësisë, punës së palodhur dhe vullnetit për të mësuar dhe përmirësuar, ai do të bëhet një pikë referimi”,- tha ish-mesfushori i Barcelonës. /i.m /abcnews.al