Prokuroria ka kërkuar ndihmën e ambasadës spanjolle në Tiranë për të ndërhyrë tek autoritetet në Spanjë në lidhje me përgjigjet e disa letër porosive ku kërkohet informacion mbi vdekjen e 31-vjeçarit Samir Sula dy vite më parë në një spital në Barcelonë.
Në letërporosi prokuroria shqiptare i ka kërkuar autoriteteve spanjolle disa përgjigje, mes të cilëve të gjendet edhe shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula. Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë ku u shtrua pas probleme me covid 19 në vitin 2020. Më pas trupi i pa jetë ka mbërritur në Shqipëri , por pa zemër.
Mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë pas kryerjes së autopsisë . Ishin familjarët e të ndjerit që kërkonin përgjigje nga autoritetet spanjolle, ndërsa spitali ku ndërroi jetë i riu Konfirmoi për autoritetet atje se zemra ndodhej në laboratorin e spitalit. Por deri në këtë fazë, ky organ nuk është tërhequr zyrtarisht nga prokuroria shqiptare por edhe nga vetë familjarët e viktimës, të cilët duan të binden plotësisht se zemra i përket të afërmit të tyre Saimir Sula. Prokuroria e Tiranës dy vite më parë nisi hetimet për akuzën e “Shit-Blerjes së paligjshme të organeve”.