Vajza e Pele me fjalë emocionuese: Edhe një natë bashkë, jemi akoma në luftë

schedule13:15 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 13:15 - 24 Dhjetor, 2022

“Ne jemi akoma këtu, në luftë dhe me besim. Edhe një natë bashkë”, ky ishte mesazhi që Kely Cristina Nascimento, një nga vajzat e Peles, publikoi mbrëmë në Instagram si mbishkrim të një fotoje që tregon atë duke përqafuar babain e saj në shtratin e spitalit, në Sao Paulo.

Të mërkurën, spitali “Albert Einstein”, ku po trajtohet legjenda e futbollit, njoftoi se kanceri i zorrës së trashë po përparon dhe se Pele kishte nevojë për ndihmë më të madhe për të trajtuar dështimin e veshakve dhe zemrës.

Në të njëtën ditë, Kely dhe Flavia Arantes, vajza tjetër, kishin njoftuar përmes rrjeteve sociale se babai i tyre do të kalonte natën e krishtlindjeve në spital.

Pele është shtruar në spital që nga 29 nëntori për një rivlerësim të trajtimit të tij të kimioterapisë pasi kanceri i zorrës së trashë u zbulua në shtator të vitit 2021./ h.ll/abcnews.al