Një 50-vjeçar humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e nja aksidenti.
Një makinë tip Benz, prodhim i vitit 2022 drejtohej nga 18-vjeçari Brijan Hoxha, i cili po udhëtonte në rrugën dytësore Plepa-Kavajë.
Makina që mbledh mbeturinat e ndërmarrjes së bashkisë Durrës, kishte ndaluar për të zbrazur kazanët e mbeturinave.
18-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka marrë përpara punëtorin e pastrimit, Bardhyl Beqiri duke i shkaktuar vdekjen.
Më pas makina ka devijuar trajektoren dhe ka përfunduar në garazhin e një hoteli.
18-vjeçari udhëtonte së bashku me dy 20-vjeçare.
Të tre ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.
Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/