Nga Leontina Nika
Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021. Përmes një ceremonie simbolike, shkrimtarë, poet, studiues dhe përkthyes u vlerësuan për veprat e tyre letrare përgjatë vitit 2021. Romani më i mirë i vitit u shpall “Ngjizja e papërlyeme” e autorit Agron Tufa, i cili nuk ishte i pranishëm për arsye azili në Zvicër.
Në kategorinë vëllimi më i mirë me tregime i vitit u vlerësua Durim Taçi me “Nga një derë në tjetrën”. Edhe ky shkrimtar nuk ishte i pranishëm. Për vëllimin më të mirë poetik të vitit u vlerësua Visar Zhiti me “Dorëshkrimet e burgut”, e megjithatë autori përshëndeti nëpërmjet një letre nga Amerika e largët.
Vepra më e mirë e vitit studimore letrare iu dha Persida Asllanit e Dhurata Shehrit për librin “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”. Libri më i mirë për fëmijë i vitit u vlerësua “Ninulla e zemrës” i Anila Kadisë. “Njeriu i mirë” I Albert Camus i dhuron çmimin e përkthimit më të mirë Saverina Pashos.