2.2 miliardë lekë është vlera e ndërtimit të Godinës së Teatrit Kombëtar në fazën e Parë. Agjensia e Prokurimeve Publike ka njoftuar lidhjen e kontratës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar në fazën e parë.
Në bazë të formularit të nënshkrimit të kontratës nga ana e Bashkisë së Tiranës kontrata është lidhur me kompaninë “AGI KONS”.
Fondi limit është përcaktuar 1.8 mld lekë ndërsa Lloji i procedurës së prokurimit është “Procedurë e Hapur mbi Kufirin e Lartë Monetar”
Sipas kontratës së nënshkruar burimi i financimit do të jetë nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2022.Punimet parashikohen të zgjasin 27 muaj duke nisur nga data e lidhjes së kontratës.
Teatri i ri do të ndërtohet mbi projekt- idenë e arkitektit danez Bjarkë Ingels Në teatrin e ri kombëtar, në salla të ndryshme, do të mund të akomodohen me shumë se 1500 persona.
Vetëm salla kryesore do të mirëpresë 629 spektatorë. Në formën e një shkallare parshikohet të ndërtohet black boksi me 250 vende. Një alternativë tjetër për artistët do të jetë dhe skena në tarracën e hapur.
Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 8.000 m2 mbi tokë dhe 5.000 m2 nëntokë në 3 nivele.
Vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës inaguruan nisjen e punimeve në kantierin e Teatrit Kombëtar. /abcnews.al