Protesta e së hënës, Alibeaj: Falenderuese për shqiptarët!

schedule21:00 - 4 Korrik, 2019

schedule 21:00 - 4 Korrik, 2019

Protesta e së hënës e thirrur nga opozita do të jetë një protestë falënderuese për shqiptarët të cilët refuzuan diktaturën. Kështu është shprehur në “Mbrëmje Ide”, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

“Së pari për t’u thënë faleminderit! Sepse në gjithë këtë histori jo prej 4 muajsh, jo prej 2017, jo prej 2016 por prej 6 vitesh goxha vështirësi ka pasur kjo opozitë me të gjithë angazhimin dhe mobilizimin e vet dhe me thënë të drejtë pak ishin autoritetet, faktorët , zërat të cilët e mbështetën në kohë këtë për gjëmën që i ka ndodhur Shqipërisë sot. I vetmi autoritet dhe fatmirësisht autoriteti më i lartë ai i sovranit e dha sinjalin e tij të fortë dhe të kumbueshëm më 30 Qershor. Dhe duhet t’u themi faleminderit! Faleminderit qytetarësisë shqiptare kudo nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi, Tirana e deri në Korçë të cilët refuzuan unazo, pavarësisht se mund të jenë demokratë të LSI-së, të PS-së apo të partive të tjera. Është një turmë njerëzish që nuk ka lidhje ideologjike por vetëm për çështjen e mbrojtjes së demokracisë u bënë bashkë kundër diktaturës”, tha Alibeaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!