Flet Klajdi Musabelliu pas deklaratës: Politika më “vrau” artistikisht

schedule10:56 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 10:56 - 23 Dhjetor, 2022

Në programin e sotëm në “Abc-ja mëngjesit” ishte i ftuar këngëtari Klajdi Musabelliu. Vetëm disa ditë pas deklaratës së tij mbi Festivalin e Këngës, Klajdi shpjegoi arsyet 7 vite më pas se përse ai u përjashtua nga finalja e këtij Festivali. Sipas tij, shkak u bë këndimi I një strofe pasi ai kishte përfunduar interpretimin.

Ndër të tjera ai përmendi dhe politikën duke u shprehur se ishte dhe ajo një motiv që e “vrau” artistikisht.

“Unë më politikë jam marrë. Kam qenë simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e kam bërë më shpirt. I kam ndjekur deri në fund derisa përfundova nga këngëtar në emigrant. Ofrova dhe sakrifikova dhe karrierën e këngëtarit. I mbështeta pa sa një interes dhe nuk kërkova të bëhesha ndonjëherë drejtor.

Kam pasur 2 pozicione të thjeshta në administratë, një herë gazetar brenda profesionit tim ku kryeministri aktual i vendit gjatë një mbledhje më kabinetin, me ironinë dhe sarkazmën e tij që mua s’më pëlqen, por megjithatë ai është ndryshe dhe unë jam ndryshe, në një moment tha që kam gjetur këngëtar brenda burimeve natyrore.

Tekstualisht është thënë kështu. Nuk është thënë këngëtar i dështuar sepse u shtua, por ironia therëse është diçka që mezi gëlltitet” /abcnews.al