Kërkoi lirimin, gjykata lë në burg rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin

schedule10:16 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 10:16 - 23 Dhjetor, 2022

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për rusin e dyshuar për spiunash Mikhail Zorin. Ai i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës.

Më herët, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e dy të tjerëve. Ata u arrestuan pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh ku sulmuan rojet me spray neoparalizues. Ata po hetohen nga Prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë dërguar nga shërbimet inteligjente ruse për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri.

Si ndodhi ngjarja?

Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.

Të rinjtë u arrestuan nga policia ndërsa u hetuan si spiunë të shërbimit sekret rus. Në çantën e tyre janë gjetur aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte. Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur gjithashtu edhe foto të Uzinës. /abcnews.al