“Në rast se Meta, Basha e Kryemadhi njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër, të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara”. Është kjo përgjigjia që dha Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, e pyetur nëse do të uleshin në tryezë me Metën-President dhe Bashën-kryetar të PD.
Milori: Do të uleshit në tryezë me Metën President e Bashën, kryetar të PD? Do të ulej Rama?
Spiropali: “Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respketojmë si Presidnet të Repubblikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi e Berisha njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër. Të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara. Ne e kemi theksuar gjithmonë që tryeza është ajo ku bëhen diskutime.”
Milori: Nëse Meta ju fton në dialog?
Spiropali: “Po patjetër, por mbi këto korniza kushtetuese. Nëse Basha thërret për protestë pasi ka rrënuar PD nga përfaqësimi tani është vetëm në rrugë dhe askund tjetër”. /abcnews.al