Amir Rrahmani lë “pas” dëmtimin dhe rikthehet te Napoli

schedule18:07 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 18:07 - 22 Dhjetor, 2022

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani ka lënë prapa lëndimin dhe tashmë është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Rikthimi i qendërmbrojtësit kosovar vjen në momentin e duhur te “napoletanët”, që kryesojnë renditjen e Serie A me 41 pikë dhe është pretendenti kryesor për të fituar “scudetto”-n këtë sezon.

Përveç Rrahmanit, në stërvitje janë rikthyer edhe Lozano, Olivera dhe Anguissa, të cilët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre në “Katar 2022”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!