Shqiptarët nuk mund të përballojnë dot pushimet

schedule14:22 - 4 Korrik, 2019

schedule 14:22 - 4 Korrik, 2019

Një javë pushime larg shtëpisë?  Rreth 81% e shqiptarëve nuk mund ti përballojnë.  Këtë ja kanë bërë të ditur Komisionit Evropian  i cili e ka reflektuar në anketën mbi cilësinë e jetës në vendet e Bashkimit Evropian dhe ato kandidate për anëtarësim.

Të pyetur nga ABC News ata qytetarët japin mendime të ndryshme.

Sa i përket vendeve të rajonit pas Shqipërisë Komisioni Evropian rendit Malin e Zi me 66% të të pyeturve që janë përgjigjur se nuk kanë mundësi të përballojnë një javë pushime, ndjekur nga Maqedonia me 65% dhe Serbia me 60%.

Ndër shtetet anëtare të Bashkimit Europian, përqindjen më të lartë e ka Greqia me 68% te qytearve dhe Rumania me 66%./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!