Sebastian Haller fiton “betejën” kundër kancerit, 28-vjeçari pret rikthimin në fushën e blertë

schedule14:52 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 14:52 - 20 Dhjetor, 2022

Blerja e Sebastien Haller nga Dortmund, verën e shkuar për shifrën rekord të klubit, 34.5 milionë euro, u duk se ishte një zëvendësim perfekt i Erling Haaland, pas sezonit 21/22, që Haller kaloi te Ajax, duke shënuar 34 gola në të gjitha kompeticionet.

Mirëpo, i diagnostikuar me kancer të testikujve, 28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, ka jashtë fushave të blerta që prej muajit korrik dhe pritet që së shpejti të kthehet në stërvitje me kampin gjerman.

Siç raporton dhe Bild, Haller mund të rikthehet në fund të janarit, pas përfundimit me sukses të 2 operacioneve të zhvilluar, në fund të tetorit dhe në mes të nëntorit.