Për herë të parë është krijuar regjistri kombëtar i trashëgimisë kulturore jomateriale. Drejtori Sokol Muça thotë se në këtë databaz, i cili është online dhe në album janë përfshirë 95 dukuri nga tre qarqe të vendit, Shkodër, Gjirokastër, Korçë.
Ky regjistër është organizuar në gjashtë kategori kryesore. Në këtë listë janë të përfshira punimet artizanale, këngët vallet, meloditë, legjendat, lojërat popullore, gatimeve tradicionale, ritualeve dhe traditave
Një rol thelbësor në ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës sonë shpirtërore luan komuniteti, i cili i mbanë gjallë edhe pas një shekulli. Muça thotë se regjistër i hartuar nga specialistët dhe pjesëtarët e komunitetit shërben edhe si referencë, që disa prej dukurive të propozohen që të përfshihen në Unesco.
Regjistri i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale administrohet e mirëmbahet nga Ministria e Kulturës dhe pasurohet nga individë apo organizata, pjesëtarë të komuniteteve të interesuar për vënien në pah të trashëgimisë jomateriale.
Regjistri i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, u krijua me mbështetjen e Fondit Ndërkombëtar të UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës. /abcnews.al