Donacionet dhe sponsorizimet në Shqipëri tashmë do të kalojnë një sërë filtrash e kontrolli.Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin i cili bën dallimin e qartë mes donacionit dhe sponsorizimit. Donacioni përkufizohet si mbështetje vullnetare dhe pa përfitim, ndërsa sponsorizimi trajtohet si marrëdhënie kontraktuale ku sponsorizuesi përfiton të drejtën e promovimit dhe reklamimit.
Po ashtu drafti parashikon që për herë të parë të ketë një Regjistër Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike duke garantuar akses të hapur për qytetarët, median dhe shoqërinë civile. Ndërkohë, për sponsorizimet e organizatave jofitimprurëse dhe subjekteve private, të dhënat do të jenë të aksesueshme vetëm për organet ligjzbatuese dhe tatimore.
Projektligji parashikon se çdo donacion për organet publike mbi vlerën 500.000 lekë dhe të gjitha sponsorizimet do duhet të regjistrohen në Regjistrin Elektronik Kombëtar për Donacionet.
Sipas draftit të publikuar në konsultim publik parashikohet përjashtimi i personave të dënuar për korrupsion, pastrim parash apo evazion fiskal për dhënien e donacioneve. Të gjitha donacionet dhe sponsorizimet i nënshtrohen kontrollit financiar dhe në arst të shkelejeve parashikohen edhe gjobave që variojnë nga 200.000 dyqind mijë lekë deri në 300.000 treqind mijë lekë.
Shqipëria miratoi ligjin e parë për sponsorizimet në 1994 por që nuk ka parashikime për donacionet, si dhe nuk ka parashikime efikase për sa i përket transparencës, integritetit dhe masave antikorrupsion. Projektligji i ri e zgjeron zbatimin e tij për donacionet dhe sponsorizimet e veprimtarive publike./abcnews.al


