Abuzuan me detyrën, arrestohet një punonjës i postës në Tropojë, shpallet në kërkim 52-vjeçarja

schedule11:40 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 11:40 - 18 Dhjetor, 2022

Policia e Tropojës ka ndaluar një 63-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 52-vjeçare, të dy punonjës të Degës Postare Bajram Curri në Tropojë për veprën penale “vjedhja.”

Në njoftimin e policisë thuhet se për shtetasin  M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj dhe Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila iu ka caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset: Xh. V., 59 vjeçe dhe Ç. Q, 32 vjeçe, banuese në fshatin Paç, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!