Ambasadorja e BE e akredituar në Tiranë, Christiane Hohmann ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Në reagimin e saj Hohman thekson se SPAk u bë efektiv, dhe kjo ëhstë thelbësore për suksesin e reformës në Drejtësi. Ndërkohë ambasadorja e BE ka vlerësuar punën e bërë nga Arben Kraja i cili ishte për 3 vite në krye të këtij institucioni.
“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thuhet në reagimin e ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann.