Kina njofton viktimat e para nga Covid pas lehtësimit të masave

schedule13:53 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 13:53 - 16 Dhjetor, 2022

Dy ish gazetarë të medias shtetërore kineze kanë vdekur në Pekin ditët e fundit për shkak të komplikimeve nga COVID-19, sipas një njoftimi të mediave lokale.

Këto janë viktimat e para të regjistruara që kur  Kina hoqi masat e Covid me 7 dhjetor.

Yang Lianghua, një ish-gazetar i People’s Daily, vdiq më 15 dhjetor në moshën 74-vjeçare, ndërsa Zhou Jichun, një ish-kryeredaktor i China Youth Daily vdiq më 8 dhjetor në moshën 77 vjeçare.

Autoriteti shëndetësor kombëtar i Kinës nuk ka njoftuar zyrtarisht ndonjë viktimë për shkak të COVID që kur hoqi shumicën e politikave të saj kundër epidemisë më 7 dhjetor.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!