Në arrati prej 3 muajsh, del video, si u arrestua 49-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë

schedule11:22 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 11:22 - 16 Dhjetor, 2022

Ka marrë fund arratia për Besnik Pjetrin, i cili vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë më 29 gusht të këtij viti.

Policia ka publikuar videon nga arrestimi i autorit. Siç duket në video Pjetri është fshehur për tre muaj në një shtëpi në një fshat të thellë të Lezhës, të quajtur Kaçinar.

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga policia dhe forcat RENEA, në kushte të vështira atmosferike.

Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Krimi i rëndë ndodhi në Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Autori dhe ish bashkëshortja kishin jetuar ne Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishin kthyer ne Shqipëri.

Ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku kishte bërë 2 vite burg./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!