Nga Hergi Llupi
Finalja është caktuar, Argjentina dhe Franca do të përplasin brirët e tyre në përpjekje për të ngritur trofeun më të bukur në botë.
Messi kundër Mbappe, dy lojtarët aktual të PSG-së do të tërheqin kombin e tyre të dielën drejt triumfit, por vetëm njëri do të kurorëzohet si kampion. Argjentina e Leo Messi do të kërkojë hakmarrjen ndaj Francës, të cilët e eliminuan Botërorin e kaluar. Messi me shokë dhe i gjithë kombi kanë një kujtim të hidhur në pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës së vitit 2018.
Në atë kohë, një adoleshent me emrin Kylian Mbappe po prezantohej para botës si talenti i brezit që njohim sot. Historia e tij tashmë po krahasohet me legjendën braziliane Pele, i cili gjithashtu shënoi në një finale të Kupës së Botës para se të mbushte 20 vjeç.
Gjatë asaj kohe të fundit që u përballën me njëra-tjetrën, Franca ekzpozoi dobësitë e shumta të Argjentinës dhe e detyroi federatën të bënte një rindërtim nga themeli. Gjërat shkuan pothuajse në mënyrë perfekte për ta pasi Lionel Scaloni mori një skuadër të rinovuar drejt një fitoreje në Kupën e Amerikës në vitin 2021. Por kuy rindërtim sapo kishte filluar.
Me Messin si lider absolut i një grupi të rifreskuar talentesh të rinj, kjo skuadër e Argjentinës ka shumë pak të bëjë me atë që u godit nga Franca në raundin e 1/16 të Kupës së Botës 2018. Rezultati përfundimtar i asaj ndeshje ishte 4-3, por francezët ishin më superiorë.
Kylian Mbappe pati një finale magjike me një dygolësh që shënoi ndaj një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Messi do ta mbante atë rezultat për të ushqyer etjen e tij për lavdi dhe vetëm shpresonte se do të takohej sërish me këtë skuadër franceze për një shans për t’u hakmarrë.
Kylian Mbappe është ende një nga lojtarët më të mirë të këtij Botërori, por forca e vërtetë e Francës nuk vjen vetëm prej tij. Njerëzit shpesh harrojnë se futbolli është një sport ekipor ku talentet e tjerë i japin aftësitë e tyre për situatën më të madhe, për kauzën më të madhe. Franca erdhi në këtë Botëror pa tre lojtarët e saj më të mirë. Kante ishte lojtari më i rëndësishëm i “gjelave” kundër Argjentinës. Ai nuk e lejoi Messin të merrte frymë gjatë 90 minutave, por Tchuameni e mbulon atë pozicion po aq mirë sa Kante.
Pogba ishte gjithashtu ndër lojtarët më të mirë të Kupës së Botës 2018, por Griezmann po performon në një pozicion të ngjashëm dhe me rezultate të jashtëzakonshme. Benzema u dëmtua menjëherë para turneut, por Olivier Giroud e ka mbuluar atë zonë pa asnjë problem, duke shënuar katër gola deri më tani dhe duke thyer rekordin e Henry.
Kjo skuadër e Argjentinës nuk është aspak si ajo që humbi në vitin 2018, ata kanë vërtet një shans për ta fituar këtë herë. Megjithatë, Franca nuk është e dobët me një thellësi skuadre që duhet të konsiderohet “mashtrim” për kundërshtarin. Mëssi të paktën mund të jetë i qetë duke e ditur se do të ketë një shans shumë më të madh për të fituar këtë finale pavarësisht aftësive të çmendura të Mbappe.
Plus, duhet shtuar dhe ai makth i Messit dhe Argjentinës në vitin 2014, ku në finalen përballë Gjermanisë, ata humbën vetëm në minutën e fundit të dy shtesave me një gol nga Mario Gotze.
Argjentina ka një armë plus këtë herë. Messi ka një grup lojtarësht të cilët luajnë si nnjë i vetëm. Të dielën do të kuptohet gjithçka. Do të jetë një udhëtim i egër të dielën, e pamundur të parashikohet se kush fiton, por dihet se do të jetë një ndeshje emocionuese, dramatike, intensive dhe plot surpriza./ h.ll/abcnews.al