Shembja e ndërtimeve pa leje, Rama: Le të shkojnë në Hagë ose në hënë të ankohen, pallatet me shkelje do prishen

schedule12:44 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 12:44 - 15 Dhjetor, 2022

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka lajmëruar të gjithë ndërtuesit e pallateve pa leje se shembjet do të vijojnë.

Ai i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që mos “lajthisë” lidhur me ankesën që ka bërë Shoqata e Ndërtuesve.

Rama: Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!

Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e një pishine dhe ndërtimeve të tjera shoqëruese pranë detit në Golem, që i përkasin Hotel Kastrati Empire.

Pak ditë më parë IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar edhe objektin e Hotel Prestige në Durrës, pasi disa muaj më parë kishte shembur pishinën e këtij objekti.

IKMT thotë se “nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.”/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!