Autoritetet vendase të vendosin çfarë do bëjnë me rezultatet e 30 Qershorit. Apeli vjen nga Audrey Glover, drejtuese e misionit vëzhgues të OSBE-ODHIR në një intervistë për DW ku thekson si të domosdoshme reformën zgjedhore.
Drejtuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në lokalet e 2019 nuk ka një mendim të qartë për zgjedhjet në Shqipëri.
Ambasadorja Audrey Glover i tha gazetares se DW se pa përfunduar procesi në tërësi nuk mund ta përshkruaj.
Glover tregon bisedat me kandidatët për kryebashkiakë që garuan pa rivale përballe të cilët i thanë se kjo gjë largoi interesin pasi në 31 bashki se votuesit nuk patën mundësi të bëjnë zgjedhje në kuptimin e plotë të fjalës.
Por a pamundësoi bojkoti i opozitës pluralizmin e zgjedhjeve, tipar i demokracisë?
“Përcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritetet e këtushme, varet se çfarë kanë ndërmend të bëjnë si rezultat i kësaj situate. Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë se si ishte situata, por janë autoritetet e Shqipërisë që do të vendosin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen, si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë.”
Ambasadorja e OSBE-ODHIR thotë se ka të dhëna që ndaj votuesve është ushtruar presion nga të gjitha palët politike.
Drejtuesja e misionit vëzhgues apelon për kryerjen e reformës zgjedhore ndërsa tregon se do të jetë një nder pikat e raportit final që OSBE-ODHIR do të hartojë për zgjedhjet në Shqipëri.
“Kryerjen e reformës zgjedhore e kemi rekomanduar prej një kohe të gjatë. Shqipëria duhet të ketë një sistem drejtësie që të funksionojë si duhet, të ketë Gjykatën e Lartë dhe më e rëndësishme të ketë Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të jetë pjesë e rekomandimeve edhe kësaj here në raportin tonë final. Për Shqipërinë është e rëndësishme të ketë një sistem ligjor dhe gjyqësor, që funksionon si duhet”.
OSBE do të bëjë rekomandimet e saj, por janë autoritetet shqiptare që do të vendosin se çfarë do të bëjnë me zgjedhjet e 30 Qershorit theksoi disa herë në intervistën e saj për DW drejtuesja e misionit vëzhgues të vendoreve 2019 në vendin tonë./ABC News Albania 24/7