Banorët e fshatit Boçovë protestuan tek Prefektura në Fier për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.
Ata kërkuan zgjidhje të këtij probleme që vijon prej vitesh.
“Ka më tepër se 10 vjet dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Sot ka arritur kulmin, njëherë në 24 orë fiken dritat dhe rrini 24 orë të plota. 10 fshatra kanë të njëjtin problem. “
“Kam një stallë me lopë, brenda 10 ditësh kanë ikur 6 herë. Qumështin e darkës 6 herë e kam hedhur, kur e hedh unë nuk i bëhet vonë njeriu se me dhemb mua xhepi. Dhe tensionin se kemi të fuqishëm. Pajisjet i ka hedhur poshtë.”
Banorët takuan dhe prefektin Lefter Shehaj, i cili ju tha se do interesohet për shqetësimin e tyre.
“Nuk kemi më besim po do shohim çfarë do bëhet.”
Abc pyeti prefektin i cili tha se nga fillimi i vitit do nisin punimet për riparimin e rrjetit energjitik./Abcnews.al.