Dy adoleshentë janë vrarë dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur mes protestave në rritje kundër presidentes së re të Perusë, Dina Bolluarte, pas “grushtit të shtetit” të dështuar dhe arrestimit të paraardhësit të saj Pedro Castillo javën e kaluar.
Në shenjë të qartë të tensionit në rritje, seanca e Kongresit për të diskutuar situatën në vend u ndërpre, pas një përplasjeve mes anëtarëve të trupit.
Demonstratat u shtuan në të gjithë vendin, veçanërisht në qytetet veriore. Mijëra njerëz dolën në rrugë në Cajamarca, Arequipa, Tacna, Adavailas, Cusco dhe Puno, me kërkesat qendrore për lirimin e ish-kreut të shtetit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Pjesëmarrësit bënë thirrje për një grevë të përgjithshme. Më herët, policia njoftoi një viktimë, atë të një adoleshenteje dhe pesë të plagosur. Sipas informacioneve nga shtypi i vendit, një vajzë 15-vjeçare dhe një djalë 18-vjeçar janë vrarë në disa incidente në aeroportin e Andahuila.
Të shtunën incidentet në Antavailas (jug) rezultuan në 20 të plagosur (16 civilë dhe 4 policë). Trazirat rifilluan të dielën, me policinë që hodhi gaz lotsjellës dhe gurë dhe objekte të tjera nga protestuesit.
/abcnews.al