David W.40 vjeç, i cili vrau nënën e tij në Gjermani dhe më pas hyri në ambientet e “Radio Dresden” duke qëlluar me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital.
40-vjeçari vrau nënën e tij 62-vjeçare në një apartament në Dresden-Prohlis të shtunën në mëngjes. Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit, qëlloi me pistoletë dhe theu një derë. Kur u thirr policia, ai hyri në një degë të DM në Altmarktgalerie.
Aty agresori arriti të merrte dy pengje, një grua dhe një fëmijë.
Der Tod zweier Menschen ist nie ein guter Ausgang. Dennoch hat die Polizei Sachsen die nicht einfache Lage der Geisel gelöst. Oft habe ich in den letzten Monaten gehofft oder wie heute den Atem angehalten, immer hat die Polizei die Lagen mit Bravour gemeistert -Danke und Respekt! https://t.co/M4STyNMrAB
— Armin Schuster (@armin_schuster) December 10, 2022
Pak pas orës 12:00, policia ndërhyri dhe arriti të arrestonte autorin. Por, sipas BILD, oficerët qëlluan byrin.
David W. u plagos rëndë dhe humbi jetën pak orë më vonë në spital.
Dy pengjet shpëtuan të padëmtuar. Policia e cilësoi autorin 40-vjeçar si person me probleme mendore./Abcnews.al/