Nuk u blen kurrë dhurata për Krishtlindje fëmijëve të saj, aktorja e famshme tregon arsyen

schedule11:36 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 11:36 - 10 Dhjetor, 2022

Aktorja dhe prezantuesja Drew Barrymore zakonisht nuk i blen dhurata vajzave të saj për festat e Krishtlindjeve dhe shpjegon edhe arsyen pse. Ajo theksoi se nuk është e rreptë apo e “ftohtë” me vajzat e saj, Olive 10-vjeçare dhe Frankie 8-vjeçare, por ka një arsye më të rëndësishme për të mos u blerë dhurata.

Duke folur për “Entertainment Tonight”, ajo tha se në vend që t’u blejë lodra dhe veshje, të cilat nuk i vlerësojnë dot në moshën e tyre, preferon të krijojë kujtime me to duke shkuar në një udhëtim.

“Unë i çoj ato në një udhëtim çdo Krishtlindje. Nuk u marr dhurata. Mendoj se në këto mosha nuk i pëlqejnë. Mendoj se është më mirë të shkosh diku, të mësosh për vendin dhe ta kujtosh atë në të ardhmen, të kesh fotografi dhe ta jetosh atë përvojë. Këtë dua t’u jap. Ata nuk ankohen kurrë se nuk u pëlqen. Kështu që jam shumë e lumtur që mund ta bëj këtë edhe për ta,” tha fillimisht ai.

Prezantuesja ndan kujdestarinë e fëmijëve të saj me ish-bashkëshortin Will Kopelman, me të cilin ishte e martuar nga viti 2012 deri në 2016./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!