Një DJ komercial, reperi K-pop dhe një YouTuber do të shkojnë në një udhëtim rreth Hënës, pasi ata u zgjodhën nga një miliarder japonez për një fluturim privat të SpaceX.
Biznesmeni Yusaku Maezawa zbuloi ekuipazhin e tij të premten pas një kërkimi global për individë vitin e kaluar.
DJ amerikan Steve Aoki dhe ylli korean TOP janë zgjedhjet të profilit më të lartë.
月旅行のクルーが決まりました!
Crew for Moon Trip Selected!!#dearMoonCrew @dearmoonproject https://t.co/Fle1vbPplD— 前澤友作@MZDAO (@yousuck2020) December 8, 2022
Megjithatë, rregullatorët amerikanë nuk kanë dhënë ende leje për raketën Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk, me të cilën supozohet të udhëtojë ekuipazhi.
Anija nuk është miratuar as për një udhëtim orbital rreth Tokës dhe është ndalur për 18 muajt e fundit në Teksas, pasi përfundoi një nisje provë në maj 2021.
Çmimi që Maezawa ra dakord të paguante për biletën e tij në hapësirë nuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishin “shumë para.”/Abcnews.al/