Ditën e djeshme u thye miti i “politikanit të paprekshëm.”
Gert Shehu, 31 vjeç goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa opozita po protestonte në shesh. Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e “Abc Live” në ABC me gazetaren Sibora Bitri tha se duke u bazuar në veprimet e 31-vjeçarit, para se të kryente veprimin, ai ishte i vendosur në atë që do bënte.
Hoxha: Te PD-ja su afrua dot, gjeti pikën e dobët. Ai ishte i vendosur në atë që do bënte. Shyqyr që nuk kishte armë, se asnjë nga truprojat e Berishës nuk kishte armë. Ai telefon nuk kishte, kartë nuk kishte. Prandaj u mësua më vonë se kush ishte. A është i infiltruar, a është agjent i policisë? Duhen prova. Ai është person i skeduar nga policia sepse është me precedentë të mëparshëm. Problemi është nëse policia e ka përdorur apo jo. Ngjarja duhet hetuar me qetësi. Mund të jetë një aktor tjetër i futur në lojë. Mund të mos jetë as qeveria as Berisha. nëse dje do ishin 10 mijë persona në shesh çfarë do ndodhte? Nuk e komandon më turmën, por dje ishte një pjesëmarrje simbolike. Kjo ngjarje eklipsoi një ngjarje shumë të madhe që po ndodhte në Shqipëri, tërhoqi vëmendjen. Berisha duhet të ishte i mbrojtur nga Garda.
Sipas Hoxhës, kësaj ngjarjeje duhet t’i shkohet deri në fund, pasi nëse preket miti i politikanit të prekshëm nuk do të ketë më siguri. Përpara është fushata elektorale dhe sipas tij, politikanët rrezikojnë që mos zhvillojnë takime me qytetarët.
Hoxha: Ai ende nuk ka bërë një deklaratë të plotë. Është mbajtur në spital dhe nuk e di nëse ka qenë e nevojshme për ta mbajtur kaq gjatë. A po nxitojmë për të gjetur kush është mbrapa? Që ta mbyllësh ngjarjen, që këtë e bëri policia apo që ky është një person i sëmurë mendor nuk shkon.
Kësaj ngjarjeje duhet t’i shkohet deri në fund. Nëse bie miti që politikanët mund të preken atëherë do të vijë radha dhe për të tjerët. Do fillojë fushata elektorale dhe këta do dalin në mitingje. Nuk do dalin dot të takojnë njerëzit. Kësaj ngjarjeje duhet t’i shkohet deri në fund./Abcnews.al.