Njerëzimi është kthyer në një “armë të shkatërrimit në masë”, ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës, tha në një deklaratë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
With our bottomless appetite for unchecked and unequal economic growth, humanity has become a weapon of mass extinction.
At #COP15 I am urging leaders to adopt and deliver an ambitious peace pact with nature — and deliver a green, healthy future for all.
— António Guterres (@antonioguterres) December 6, 2022
Ai u bëri thirrje qeverive të botës që të marrin vendime të guximshme në prag të COP15 për biodiversitetin, duke paralajmëruar se nuk ka kohë për të humbur.
Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, ish-kryeministri i Portugalisë ka vënë në qendër të vëmendjes ndryshimet klimatike. Denoncimet e tij përpara fillimit të COP15 treguan se fati i bimëve dhe kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje është gjithashtu në axhendë.
Sfidat me të cilat përballet COP15 janë të mëdha: një milion specie, kryesisht insekte janë në rrezik zhdukjeje.
Kimikatet, plastika dhe ndotja e ajrit po shkatërrojnë tokën, ujin dhe ajrin, ndërsa ngrohja globale nga djegia e lëndëve djegëse fosile po shkakton kaos klimatik.
/abcnews.al