Tensionet në veri të Kosovës, Arifaj: Perëndimi e “përkëdhel” Serbinë. Mustafaj: Problem janë strukturat paralele

schedule20:29 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 20:29 - 6 Dhjetor, 2022

Tensionet në veri të Kosovës janë përshkallëzuar ditën e sotme, teksa në Zubin Potok u dëgjuan shpërthime, të cilat u konfirmuan më pas nga policia.

Analistët Besnik Mustafaj dhe Ardian Arifaj folën për situatën në “Radar Informativ”, ku të dy paralajmëruan pasoja.

Arifaj tha se eskalimi i tensioneve do të pasohet me veprime të tjera, ndërsa theksoi se janë vendet europiane ato që duhet t’i tregojnë kufirin Serbisë.

Analisti tregoi se rrugët në veri janë të zbrazaëta dhe situata është mjaft e tensionuar, ndërsa theksoi se dhuna ka eskaluar dhe në vijim do të ketë pasojat e veta.

Në të njëjtën linjë ishte edhe analisti Mustafa, i cili tha se problem i madh është ekzistenca e strukturave paralele. Ai tha se në Mitrovicën e Veriut ka struktura paramilitare që janë nën kontrollin e Beogradit.

Arifaj vuri gjithashtu në dukje që Perëndimi e “përkëdhel” Serbinë, dhe kjo e fundit e keqpërdor këtë qasje, madje nuk ndryhson sjellje, por cenon integritetin e Kosovës.

Propozimi franko-gjerman ishte gjithashtu në vëmendje, teksa më herët është bërë me dije se ai i është paraqitur palëve.

Teksa, asnjë detaj nuk është bërë me dije nga plani Arifaj tha se nuk dihet sa e mirë është kjo qasje, ndërsa propozimi tashmë po quhet europian dhe jo franko-gjerman.

Dokumenti, tha Arifaj, do të shërbejë si fillim i procesit dhe në vijim do të shihet për një marrëveshje, me pikë të rëndësishme njohjen e Kosovës, ndër të tjera edhe nga 5 vendet e BE që nuk e njohin.

Një marrëveshje për të zhdukurit e luftës është përfolur gjithashtu për në janar dhe për Arifajn duhet vullnet që të çohet deri në fund. Ai tha se kjo është temë thellësisht humanitare, por fatkeqësisht është politizuar. /abcnews.al