Goditi Berishën me grusht, reagon policia: Dhunuesi me precedentë kriminalë për plagosje

schedule14:54 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 14:54 - 6 Dhjetor, 2022

Policia e Tiranës ka reaguar pas sulmit fizik nda liderit të opozitës Sali Berisha.

Gert Shehu, 31 vjeç goditi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin kur ky i fundit iu bashkua protestës së organizuar nga opozita në shesh.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Shehu rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë  për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Lexo edhe: Grushti ndaj tij, Berisha akuza qeverisë: Kaluan në një akt kriminal, protesta e jetës

Gjithashtu, sipas burimeve policore, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Njoftimi i plotë 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./Abcnews.al/