Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbështetës të PD te shkolla Vasil Shanto, Glover shtyn vizitën

schedule11:26 - 30 Qershor, 2019

schedule 11:26 - 30 Qershor, 2019

Mbështetës të PD janë mbledhur para shkollës Vasil Shanto këtu në kryeqytet. Ata kanë protestuar paqësisht, njëlloj si në qendra të tjera kundër zgjedhjeve pa opozitës. Mesazhet e pankartave që mbajnë në duar janë në gjuhën angleze, për shkak se në këtë qendër pritet të vijë për monitorim vetë kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Ambasadorja Audrey Glover.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton se vizita e saj në këtë shkollë është shtyrë për shkak të protestës së mbështetësve të PD para kësaj shkolle, ndërsa përfaqësuesi i OSBE ODIHR, i cili ka hyrë nga dera dytësore ka refuzuar të japë një prononcim për mediat.



Për mikrofonin  ABCNews  ata janë shprehur se protestojnë për votën e lirë dhe nuk pranojnë që të kthehen votime 50 vjeçare të kohës së komunizmit.

“Protestojmë për votën e lirë. Nuk ka zgjedhje por ka vetëm votime. Votime janë zhvilluar edhe në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe ne nuk e pranojmë që të kthehen ato votime”.

 /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!