Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme Primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Pas një gare të fortë në Tiranë, kandidati që mori më shumë vota ishte Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe për këtë arsye gara shkon në raundin 2.
Këlliçi ndiqej nga kandidati Ilir Alimehmeti, i cili ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas përfundimit të numërimit.
Ai falenderon të gjithë mbështetësit dhe ata që e votuan.
“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh.
Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!
Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment!
Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”
Numri total i votave:
Belind Këlliçi 4040 vota
Ilir Alimehmeti 2196 vota
Gerti Bogdani 1819 vota
/Abcnews.al/