Ka përfunduar numërimi për primaret në Bashkinë e Vaut të Dejës. Pas mbylljes së votimeve rezulton se deputeti Zef Hila ka marrë 743 vota, ndërsa kandidati i dytë Kolë Shaba 117 vota.
Zyrtarisht Hila do të ketë kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës.
Tashmë pritet që Hila të dorëzojë mandatin e deputetit.