Laboratorët e analizave si llotot dikur, nga një në çdo cep pallati: Si rrezikohet shëndeti i pacientëve

schedule18:39 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 18:39 - 2 Dhjetor, 2022

Me pandeminë ndryshuan shumë ekuilibra në mbarë botën. Nëse shumë biznese u gjendën në vështirësi, e kundërta ndodhi me laboratorët si pasojë e nevojës që lindi për diagnostikimin e Covid-19 dhe ecurinë për trajtimin e tij.

Mjekësia laboratorike mori një hov dhe një rol kyç përgjatë gjithë pandemisë. Por si çdo gjë me dy anët e medaljes ajo që vihet re edhe në një kalim rastësor në këmbë nëpër rrugët e çdo qyteti të bie në sy fakti që në çdo cep u hapen laboratorë dhe klinika mjekësore .

Nëse do të bëhej një vështrim i imtësishëm nën “lupë“ kupton që cilësia lë shumë për të dëshiruar, pasi kufijtë e profesionales nga jo profesionalja janë shumë të hollë .

Por çfarë e bën një laborator cilësor:

Natyrisht e para është implementimi dhe përdorimi i një infrastrukture bashkëkohore dhe tërësisht të automatizuar.

Të punosh me aparatura dhe reagente të certifikuar CE dhe certifikime të tjera specifike.

Edhe pse të automatizuar, çdo laborator mjekësor ka nevojë për prezencën e mjekut të laboratorit çdo ditë i cili ndjek nga afër çdo hallkë të këtij procesi.

Kemi dhjetëra herë më shumë në numër laboratorë mjekësore se mjekë laboratori çka të çon në përfundimin direkt mbi “monitorimin e cilësisë ” nga pronari i laboratorit mjekësor!!!!

Rëndësi kyçe është kryerja e kontrolleve të brendshme  dhe të jashtme sipas protokolleve të mirëpërcaktuara .

Pas  gjithë këtyre argumentave pyesim: A i përmbushin laboratorët mjekësore shqiptarë këto kushte dhe kritere?!

Me evidenca, Padyshim shumica JO.

Kjo ka sjellë një kakofoni në çmime joshëse dhe totalisht jashtë çdo standardi cilësor të cilat në finale e drejtojnë pacientin keq për diagnozën dhe trajtimin e shëndetit të tyre .