Pasi u përzgjodh si lojtari i ndeshjes në takimin Poloni-Argjentinë, Enzo Fernandez është kthyer në një nga pikat “kyçe” të skuadrës së Lionel Scalonit, pas atij fillimi tronditës ndaj Arabisë Saudite.
Zgjedhja e trajnerit të “albiceleste”, për të vendosur Fernandez si titullar, në vend të Paredes bëri, që skuadra të kthehej në “terezi”, duke i dhënë ekuilibër më të madh mesfushës së Argjentinës.
Ish-lojtari i Argjentinës, Pablo Zabaleta ka parashikuar një të ardhme të ndritur, për talentin argjentinas madje tha se, mund të shkojë në një klub të madh, verën e ardhshme.
“Jam shumë i lumtur me performancën e tij. Ai ishte shumë i mirë në të dyja ndeshjet, doli nga pankina dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të Argjentinës. Ai është vetëm 21 vjeç, por tashmë është në një nivel fantastik me Benfikën. Mendoj se ai do të shkojë në një klub të madh verën e ardhshme”,- tha ish-mbrojtësi i Manchester City. /i.m /abcnews.al