“Fenomeni i shitblerjes në Shqipëri nuk është një fenomen as që ka lindur me PS në pushtet, aq që është shumëfishuar me PS në pushtet”.
Kështu deklaroi këtë të premte deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ajo ishte e ftuar studion e ABC News dhe tha se rezultati në Dibër krahasuar me vitin 2016 dhe 2017 ka ardhur në rritje.
Blerina Gjylameti: Nuk kam qenë drejtuese, kam qenë pjesë e shtabit si sekretare e koordinimit elektoral. Unë e kam në përshkrimin e punës time që të jem kudo për sa i përket ngritjes së strukturave të koordinimit elektoral në Shqipëri dhe po ashtu kam qenë në Dibër gjatë gjithë kohës. Mjafton të shikojmë rezultatin në Dibër të 2016-s dhe më pas të shikojmë thellimin e rezultatit të 2017-s për të kuptuar që nuk ka ndryshuar rezultati për shkak të ndonjë fenomeni tek-tuk të ndonjë shitblerje votash.
Juli Xhokaxhi: Realisht thjesht një fenomen tek-tuk ishte zonja Gjylameti?
Blerina Gjylameti: Po të shikojmë që nga njësitë administrative qytet, njësitë administrative ish-komunat e dikurshme që i janë bashkuar bashkisë së madhe Dibër, po të shikojmë rezultatin mjafton për të kuptuar që nuk është një çështje fenomeni shitblerje. Nëse kjo ka të bëjë në 2016-n po në 2017-n? Askush nga ne nuk ka qenë në Dibër, por rezultati është shtuar me 3100 vota përafërsisht./abcnews.al