Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Polonisë.
“Ne mbërrijmë me një injeksion të konsiderueshëm besimi pas fitores kundër Meksikës dhe kjo do të na ndihmojë. Ne e dimë se cila është rruga jonë dhe do e ndjekim deri në fund”, është shprehur tekniku argjentinas.
Scaloni mendohet se do të hedh këtë formacion ndaj Polonisë ditën e mërkurë, ku në dyshim mbetet mesfusha.
Formacioni i mundshëm i Argjentinës
Emiliano Martinez, Molina, Otamendi, Lisandro Martinez, Acuna, De Paul, Guido Rodriguez ose Enzo Fernandez, Mac Allister, Di Maria, Lautaro, Messi./ h.ll/abcnews.al