Kina “i zgjat dorën” Rusisë: Do krijojmë partneritet të ngushtë për çështjet e energjisë

schedule11:40 - 29 Nëntor, 2022

schedule 11:40 - 29 Nëntor, 2022

Kina po kërkon të krijojë një partneritet më të ngushtë me Rusinë për çështjet e energjisë për të garantuar sigurinë globale të energjisë, tha presidenti Xi Jinping.

Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi komentet e Xi në një mesazh për forumin e katërt të energjisë Kinë-Rusi, shkruan Al Jazeera.

“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të krijuar një partneritet më të ngushtë energjetik, për të promovuar zhvillimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër dhe për të ruajtur së bashku sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit të industrisë”, mësohet të ketë thënë Xi.

Takimi i bizneseve nga dy partnerët tregtarë vjen në mes të përgatitjeve për një kufi të çmimit të G7 që do të vendoset nga 5 dhjetori për naftën ruse për të frenuar mjetet e Moskës për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë. /abcnews.al