Rruga Elbasan- Tiranë, e bllokuar të shtunën pas rrëshqitjes së një masivi shkëmbor, është hapur përmes një by passi provizor. ARRSH u bëri apel mjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës të mos kalojnë nga rruga e vjetër e Qafë Kërrabës.
Makinat po lëvizin në drejtim te Elbasanit dhe të Tiranës. Por kjo është vetem një hapje provizore e rruges një kalimshme.
Vendimi u mor nga Autoriteti Rrugor në bashkëpunim me policinë rrugore dy dite pas rrëshkitjes masive të shkëmbit.
Paralelisht ARRSH u bëri apel drejtuesve të mjeteve të mos udhëtojnë nga rruga e vjetër e Kërrabës, por mund të përdorin baipasin.
Në këtë vend u vendosen forca policie dhe punonjës të ARSH per normalizimin e qarkullimit e automjeteve.
Nëse rruga do të paraqesë probleme mund të bllokohet. Nëse jo qarkullimi për rreth 2 km do të vazhdojë në këtë mënyrë deri në stabilizimin përfundimtar të rrezikut.
Ne te njejten kohe mjetet e Autoritetit të Rrugëve ndodhen aty. Por punimet për pastrimin e rruges ende nuk kanë nisur për shkak se pritet një studim i inxhinierëve, gjeologëve dhe specialistëve të fushës.
Kështu besohet të paktën se do të gjenden dhe përgjegjësit e situatës. Te diëlën drejtori i ARSH Afrim Qendro, deklaroi se baipasi provizor do të monitorohet 24 orë dhe vetëm nëse specialistët do të japin okein, do të nisë qarkullimi në pjesën tjetër të autostradës. Nëse rrëshqitja do të vazhdojë, atëherë qarkullimi mund të ndërpritet. Projekti për këtë avari pritet të kushtojë dhjetëra milion dollarë./abcnews.al