Nga Serbia tek Ukraina, urimet që Shqipëria mori për 110-vjetorin e Pavarësisë

schedule15:36 - 28 Nëntor, 2022

schedule 15:36 - 28 Nëntor, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar shqptarët për 110-vjetorin e pavarësisë. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruan në një mesazhi urimi se Uashingtoni është krenar që qëndron krah me shqiptarët. Zyrtari i lartë i SHBA-së po ashtu përgëzon Shqipërinë për lidershipin dhe guximin që ka treguar.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën”, shkruan ai.

Edhe aleanca më e madhe ushtarake, në të cilën vendi ynë është anëtar, ka uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë. NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin kuqezi për të uruar këtë ditë të rëndësishme për popullin tonë. “Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë Shqipërinë, në ditën e tyre të Pavarësisë!” shkruan  NATO.

Urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka dërguar edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Diplomacia në Kiev shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe qëndresës së saj

“Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet!”, shkruan ministria.

Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, edhe Serbia ka uruar Shqipërinë në këtë 28 nëntor.

Princi i Kurorës së Arabise Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, i  ka dërguar po ashtu një urim presidentit Bajram Begaj në 110 vjetorin e Pavarësisë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!