Pas Bashës në zyrën e Metës ka shkuar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Mësohet se në zyrën e kreut të shtetit pritet të ketë sot edhe vizita të tjera. Presidenti do të takojë gjatë paradites edhe drejtuesit e partive të tjera aleate të PD-së. Sipas burimeve, në takimin me Bashën por edhe me aleatet e tij, kreu i shtetit ka si temë diskutimi një datë të re të zgjedhjeve vendore që pritet të dekretohet prej tij.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, pas takimit me Vasilin, Meta shkruan: “Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”./abcnews.al

