Hungaria do të ratifikojë anëtarësimin në NATO për Finlandën dhe Suedinë

schedule08:22 - 25 Nëntor, 2022

schedule 08:22 - 25 Nëntor, 2022

Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO në sesionin e tij të parë në vitin 2023. Konfirmimi erdhi nga kryeministri hungarez Viktor Orban, duke i dhënë fund spekulimeve disajavore se ai do ta vononte vendimin, sipas CNN.

Orban e bëri njoftimin në qytetin sllovak të Kosice pas një takimi me udhëheqësit e Grupit të Vishegradit të vendeve të Europës Qendrore, i njohur si V4.  Grupi përfshin Poloninë, Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Hungarinë.

“Hungaria po mbështet anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë dhe se Parlamenti gjithashtu do ta vendosë këtë çështje në agjendën e tij në seancën e parë të vitit të ardhshëm.

Suedezët dhe finlandezët nuk kanë humbur asnjë minutë për shkak të Hungarisë deri më tani, dhe ata nuk do ta bëjnë këtë në të ardhmen; Hungaria me siguri do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për pranimin e tyre.”

Suedia dhe Finlanda kanë vendosur zyrtarisht t’i japin fund neutralitetit të dekadave dhe t’i bashkohen Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në një përparim historik për aleancën që i jep një goditje presidentit rus Vladimir Putin.

/abcnews.al