Sasi e madhe kokaine në Malin e Zi, çfarë e lidh laboratorin e Fierit me magazinën në Tivar?

schedule18:03 - 24 Nëntor, 2022

schedule 18:03 - 24 Nëntor, 2022

Mediat malazeze raportojnë për kapjen e një sasie të madhe kokaine në zonën e Tivarit. Sipas mediave malazeze në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe forcat policore të Shqipërisë.

Sasia e madhe e kokainës e kapur në Tivar kishte destinacion Shqipërinë, pasi mes të arrestuarve janë edhe disa persona nga vendi jonë.

Ndërkohë theksohet se po ushtrohet kontoll në një magazinë shumë pranë Tiranës, e cila është në pronësi të një nga personat e arrestuar.

Pak minuta më parë pati një aksion të madh të DEA-s dhe SPAK në Fratar të Fierit pasi dyshohet për një laborator kokaine, ndërkohë që janë arrestuar edhe aty disa persona.

DEA dhe SPAK kishin mbajtur nën përgjim për më shumë se 3 muaj atë që po ndodhte në këtë laborator.

Burime për gazetaren e Abc Xhensila Kodra bëjnë me dije se laboratori i Fratarit përpunonte drogën që vinte nga Mali i Zi.

/Abcnews.al/